Cilësia e arsimit që fëmijët marrin gjatë shkollimit fillor të mesëm është përcaktuese për zhvillimin dhe rritjen e tyre personale dhe profesionale - këto vite janë të rëndësishme për të vendosur bazë për mësim nxënie dhe sukseset e së të ardhmes.
Në këtë blog post, do të eksplorojmë së bashku tiparet e një shkollimi bashkëkohor që formon të ardhmen duke prezantuar se si të njëjtat janë epiqendër e mësimdhënies në Princeton School of Prishtina.
Nxitja e Dashurisë për Mësim – mësim nxënia gjatë viteve të shkollës fillore duhet të kultivoj kuriozitetin, krijimtarinë dhe dashurinë për të mësuar. Në Princeton School of Prishtina nxënësit inkurajohen të eksplorojnë dhe të pyesin, kjo i nxit të jenë të pasionuar dhe të angazhuar aktivisht në studimet e tyre. Ky pasion për të mësuar do t’u shërbejë përgjithmonë në rrugëtimin e tyre akademik dhe në karrierë.
Ndërtimi i Bazave të Forta në Gjuhë, Shkenca dhe Matematikë - kjo është koha kur fëmijët duhet të fitojnë aftësi themelore të leximit, shkrimit, matematikës dhe mendimit kritik. Princeton School of Prishtina ka ndërtuar një bazë të qëndrueshme në programin mësimor që këto lëndë i fuqizon dhe i promovon si interesante tek fëmijët. Gjuha, shkencat dhe matematika janë pikënisja e zhvillimit të mirëfilltë akademikë dhe kognitiv.
Ndërtimi i Vetëbesimit dhe Vetëvlerësimit - marrja e një arsimi cilësor që zhvillon shkathtësi dhe aftësi, inkurajon vetëbesimin dhe vetëvlerësimin te fëmijët. Ky vetëbesim formon një bazë të qëndrueshme që do të jetë prezentë kudo përgjatë gjithë jetës. Një fëmijë që beson në aftësitë e veta ka më shumë gjasa të vendosë synime ambicioze dhe punojë me vendosmëri për t'i arritur ato. Në Princeton School of Prishtina pjesë e programit tonë mësimor është edhe lënda e veçantë e “zhvillimit për vetëbesim”.
Eksplorimi i Interesave dhe Pasioneve – arsimimi gjatë këtyre viteve të hershme u jep fëmijëve ekspozim ndaj një game të gjerë temash dhe aktivitetesh. Në Princeton ky eksplorim është i mishëruar në çdo fushë dhe lëndë kurrikulare, duke i nxit nxënësit të zbulojnë interesat dhe pasionet e tyre. Sa më shumë fëmijët të inkurajohen të eksplorojnë fusha të ndryshme, aq më shumë kanë gjasa të gjejnë thirrjen e tyre të vërtetë dhe të ndjekin një karrierë që përputhet me pasionet e tyre.
Zhvillimi i Aftësive të Buta – përderisa njohuritë akademike janë të rëndësishme, arsimimi i vërtetë gjatë këtyre viteve të hershme duhet të fokusohet në zhvillimin e aftësive të buta. Komunikimi, puna në grup, zgjidhja e problemeve, përshtatshmëria dhe udhëheqja janë pjese integrale e programit tonë në Princeton. Këto aftësi nuk janë vetëm të nevojshme për suksesin akademik, por gjithashtu janë të jashtëzakonshme për botën profesionale në të ardhmen e fëmijëve, duke u dhënë kështu përparësi të ndjeshme në karrierat e tyre.
Ka shumë arsye pse arsimi i fëmijëve gjatë shkollës fillore dhe të mesme të ulët është i rëndësishëm dhe shumë faktorë që përcaktojnë cilësinë e arsimit - në Princeton School of Prishtina jemi të bindur që kjo cilësi është dallimi i vërtetë i shkollës sonë që do të kthehet në përfitim të drejtpërdrejt për çdo nxënës!
Comments